WEAUTO është emri tregtar i unifikuar për tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës, që përfaqëson dy kompani, njëra në Kosovë dhe tjetra në Shqipëri. Të dyja kompanitë janë themeluar nga ndërmarrës të suksesshëm dhe janë pjesë e grupeve H2 HOLDING LLC dhe ACN, me kapital kosovar, me qëllim zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për lëvizshmërinë, përmes distribuimit të automjeteve elektrike dhe ndërtimit të infrastrukturës përcjellëse që mbështet elektrifikimin e transportit.
Ne mbështesim klientët tanë, si privatë ashtu edhe të biznesit, në rrugën e tyre drejt elektromobilitetit përmes një game të gjerë shërbimesh, që përfshijnë procesin e blerjes dhe shitjes së automjeteve, shërbimet pas shitjes, servisimin dhe riparimin. Gjithashtu, ne ofrojmë konsulencë dhe implementim të projekteve që përfshijnë planifikimin dhe ndërtimin e infrastrukturës individuale për karikim. Si një furnizues neutral dhe multibrand, bashkëpunojmë me shumë partnerë, përfshirë prodhuesit e automjeteve, ofruesit e infrastrukturës së karikimit, kompanitë e instalimit, operatorët e rrjeteve të karikimit dhe furnizuesit e energjisë.
Si pionierë të elektromobilitetit në Kosovë dhe Shqipëri, ofrojmë zgjidhje për automjete elektrike nga grupet më të mëdha prodhuese, si BYD dhe AVATR. Ne disponojmë një nga stoqet më të mëdha në rajon dhe sigurojmë furnizim të vazhdueshëm, duke përfshirë pjesët rezervë. Në pjesën e infrastrukturës përcjellëse, ofrojmë produkte nga prodhues të njohur, si ABB për karikuesit shtëpiakë dhe karikues të shpejtë, nga 40kW të tipit Wallbox deri në 360kW freestanding. Për më tepër, ofrojmë zgjidhje softuerike dhe integruese, të realizuara nga ekipet tona bashkëpunuese.
WEAUTO KOSOVA Emri i kompanisë: WEMOBILITY LLC
Numri unik identifikues: 811874397
Tipi i shoqërisë: Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara
Adresa: Isak Lutolli pn, Veternik, Prishtinë, Kosovë
WEAUTO ALBANIA Emri i kompanisë: FLEX CO SHPK
Numri unik identifikues: M48410502C
Tipi i shoqërisë: Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara
Kapitali themelues: 10.000.000,00 LEK
Pronar: H2 HOLDING LLC 50% dhe ACN NTP 50%
Aktivitetet biznesore: Import, eksport, tregtim, servisim te te gjithe llojeve te automjeteve si dhe mjeteve tjera te transportit. Import, export, tregtim i pajimeve te stacioneve te karikimit te makinave elektrike. Dhenia me qira e veturave. Shërbime në fushën e transportit të udhëtareve. Shërbime taksi për publikun si brenda territorit të Shqipërisë dhe jashtë saj. Zhvillimi i softuereve dhe aplikacioneve mobile. Perpunimi i te dhenave, hostimi i informacionit dhe aktivitetet e lidhura me to. Kompania mund te ushtroje cfaredo veprimtarie ne teritorin e Republikes se Shqiperise qe e lejon ligji.
Adresa: Lezhe Rubik Autostrada Milot-Rreshen km 11